Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Qeveria do të angazhohet të krijojë kushte konkurruese në rajon për investime të huaja direkte

Pri 2, 2022

Kryeministri Albin Kurti takoi afaristin e suksesshëm kosovar në Gjermani, Burim Hazrolli të “Hazrolli Group”, bashkë me zëvendësambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jan-Axel Voss. Kompania Hazrolli merret në mes tjerash me prodhim të produkteve dhe ofrim të shërbimeve në sektorin e ndërtimtarisë, si dhe me menaxhim të patundshmërive në Gjermani dhe Kosovë.

Hazrolli punëson rreth 40 punëtorë në fabrikën e tij për prodhimin e dyerve dhe dritareve në Kosovë dhe mbi 90% të produkteve nga kjo fabrikë eksportohen në Gjermani. Ai ka vizion dhe plane konkrete për të sjellë investime tjera të reja në Kosovë, për ta shërbyer tregun gjerman, vendor dhe më gjerë.

Kryeministri Kurti tha që Qeveria e Republikës së Kosovës është duke u angazhuar që të krijojë kushtet më konkurruese në rajon për investime të huaja direkte si dhe të bashkërendisë ofertën e sistemit arsimor me nevojat e tregut të punës. Ai fton dhe mirëpret të gjithë njerëzit e biznesit të suksesshëm në mërgatë që bashkë edhe me partnerët e tyre ndërkombëtarë të investojnë në Kosovë, me prioritet në prodhim të produkteve e shërbimeve të orientuara në eksport, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM