Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani: Thirrje që t’u falim fëmijëve e të rriturve me autizëm dashurinë, respektin dhe mbështetjen

Pri 2, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu ka marrë pjesë në marshin, i cili u organizua nën patronatin e saj, me moton “Ec me mua, çdo hap numërohet”, në Ditën Botërore për Ndërgjegjësim për Autizmin.

Ky marsh, sipas presidentes Osmani është organizuar me qëllimin që të ndërgjegjësohet shoqëria se fëmijët, por edhe të rriturit me autizëm kanë nevojë për zërin dhe mbështetjen tonë.

“Së bashku me shoqatat që përgjatë viteve të shumta kanë punuar në mënyrë që jo vetëm të ndërgjegjësojmë shoqërinë edhe institucionet, por në të njëjtën kohë t’i ndihmojmë fëmijët dhe të rriturit me autizëm. Jemi sot këtu që sërish të flasim për problemet me të cilat ballafaqohen, për sfidat me të cilat ballafaqohen”, ka thënë Osmani.

Osmani ka shprehur falënderimin  për gjithsecilin, për çdo shoqatë që ka punuar këtu në Kosovë, por edhe Shpresën që sërish ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara, e cila vjen çdo disa muaj për t’u siguruar që shoqatat të ndihmohen, që prindërit të ndihmohen, e mbi të gjitha që fëmijët dhe të rriturit me autizëm të ndihen të barabartë në shoqërinë tonë.

“Fatkeqësisht akoma ka mbetur edhe shumë punë për t’u bërë, por jemi këtu me përfaqësuesit e të gjitha institucioneve, përfaqësues të qeverisë, të komunës, por edhe shumë qytetarë të tjerë të cilët e kuptojnë se sa është e rëndësishme që të përqafohen vlerat e secilit, dhe e kuptojmë shumë mirë se vetëm pse jemi të ndryshëm nuk do të thotë që nuk duhet të jemi të barabartë.

 

Si institucione jemi të përkushtuar që të bëjmë gjithçka në mënyrë që të plotësohen të gjitha kërkesat dhe në mënyrë që t’ju jepet kjo mbështetje që këta fëmijë të jashtëzakonshëm, që këta të rritur të jashtëzakonshëm e meritojnë nga secili prej nesh”, ka theksuar presidentja.

Presidentja Osmani ka bërë thirrje që mbi të gjitha t’u falim këtyre fëmijëve dhe të rriturve me autizëm dashurinë, respektin dhe mbështetjen që e meritojnë, thuhet në faqen zyrtare të Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM