Build Skills with our trainings

Sign up now!

Agim Ademi rizgjidhet në krye të FFK-së për një mandat të ri katërvjeçar

Pri 6, 2022

Agim Ademi është rizgjedhur në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës për një mandat të ri katërvjeçar, me 42 vota për dhe një abstenim.

Në punimet e Kuvendit, që u zhvillua sot në selinë e FFK-së, morën pjesë 43 delegatë, derisa me prezencën e tyre këtë aktivitet e nderuan anëtari i KE të UEFA-s dhe njëherësh presidenti i FSHF-së, Armand Duka, përfaqësuesit e FIFA-s, Alessandro Gramaglia e Sofia Malizia, përfaqësuesi i UEFA-s, Denis Bastari, presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi si dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Sportit.

Pasi mori besimin e delegatëve të Kuvendit të FFK-së, kryetari Ademi theksoi se ai dhe KE i FFK-së do të punojnë bashkërisht me të gjithë për ta çuar përpara futbollin e Kosovës.

“Faleminderit për besimin e dhënë. Këtë mandat të ri nuk e marrë si privilegj, por si obligim të madh. E këtë obligim nuk mund ta kryej pa ju, prandaj ju dua afër vetes. Këtë përgjegjësi dhe ndihmën që ma jepni, unë e marr me shumë seriozitet edhe për ata që kanë mendime ndryshe. Besimin do t’ua kthejë të gjithëve me punën time, pasi jam njeri i futbollit dhe jam i lumtur që jam në familjen time apo mos të them në zanatin tim.

Kur them në zanatin tim, them pasi jam një jetë në futboll si futbollist, kryetar klubi dhe prijës i federatës. I di hallet e futbollistit, klubit dhe punët e federatës. Di të jem punëtor dhe i mirë me organizatat. Unë jam vullnetar në futboll dhe do të vazhdoj të jem i tillë”, ka theksuar presidenti Ademi, i cili njëherësh falënderoi UEFA-n, FIFA-n dhe të gjitha institucionet për raportet e shkëlqyeshme dhe përkrahje në mandatin e tij të parë.

Ademi paraprakisht para delegatëve i ka shpalosur të arriturat dhe projektet e të ardhmes, të cilat synon t’i përmbushë gjatë mandatit të ri katërvjeçar, thuhet në faqen zyrtare të FFK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM