Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim të rregullt ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.
Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe thellimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë.
Osmani diskutoi me ambasadorin Hovenier realizimin e projekteve zhvillimore në fushën e energjetikës në Kosovë me mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me tej, presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier biseduan edhe për agjendën e takimeve ndërkombëtare të Presidentes në vende të ndryshme të botës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.



