Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rama: Problemi me qentë endacak muk mund të zgjidhet vetëm nga Komuna, kërkojmë bashkëpunim me Qeverinë

Pri 11, 2022

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama pas sulmit nga qentë endacak të një gruaje në Prishtinë ka reaguar duke thënë se janë të vetëdijshëm për problemin shumë kompleks që kanë para vetes dhe se ka marr disa veprime për trajtimin e problemit përmes procesit KSVL dhe hapjes së 18 pikave të reja ushqyese.

Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë ke ky problem nuk mund të zgjidhet vetëm nga Komuna e Prishtinës, andaj kërkojmë bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve edhe me Qeverinë e Kosovës.

 

Me shqetësimin më të madh kemi parë sot pamjet, ku një qytetare e Prishtinës sulmohet nga qentë endacak!

 

Jemi të vetëdijshëm për problemin shumë kompleks që kemi para vetes, dhe në këtë drejtim Kryetari Rama bashkë me kabinetin e tij ka ndërmarrë disa veprime të përkohshme për trajtimin e problemit si: Trajtimi i qenve endacak përmes procesit KSVL (Kap, Sterilizo, Vaksino, Lësho) dhe hapja e 18 pikave të reja ushqyese për qentë endacak.

 

Gjithashtu, po punohet dhe janë inicuar procedurat për ndërtimin e strehimores për qentë endacak. Megjithatë, kjo nuk mjafton për të eliminuar në tërësi këtë problem. 

 

 Ky problem kompleks nuk mund të zgjidhet vetëm nga Komuna e Prishtinës, andaj kërkojmë bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve edhe me Qeverinë e Kosovës dhe Komunat tjera.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM