Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Deputetët i dhanë mbështetje një projektligji të rëndësishëm për sistemin prokurorial për shtetin e së drejtës

Pri 14, 2022

Kryeministri, Albin Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka falënderuar deputetët që me 63 vota për në seancën e sotme i dhanë mbështetje në parim një projektligji të rëndësishëm për sistemin prokurorial dhe jetik për shtetin e së drejtës.

Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se më në fund do të arrihet balanci ndërmjet anëtarëve të përzgjedhur prokurorë dhe atyre jo prokurorë.

 

Falënderoj deputetët e Kuvendit që me 63 vota PËR në seancën e sotme i dhanë mbështetje në parim një projektligji të rëndësishëm për sistemin prokurorial dhe jetik për shtetin e së drejtës.

 

Më në fund do të arrihet balanci ndërmjet anëtarëve të përzgjedhur prokurorë dhe atyre jo prokurorë. Në këtë mënyrë, ligji i ri do të zhvendosë diskutimin e takimeve të KPK-së nga interesat vetanake të prokurorëve, tek interesat që kanë në fokus fuqizimin e sistemit prokurorial, veprimin energjik të prokurorëve dhe aktakuzat e fuqishme të cilat nuk mundësojnë lirimin e kriminelëve me kusht por sigurojnë zbatimin e ligjit për kategori të tilla.

 

Përbërja e ardhshme e Këshillit Prokurorial ka përgjegjësi të madhe e unike, të tregojë se nga reforma e filluar mund të kontribuojë dukshëm në fuqizimin e sundimit të ligjit, të dëshmojë partneritet e bashkëpunim ndërinstitucional në çështjet e rëndësishme për vendin, duke mos tentuar të arsyetojë mosveprimin me pavarësi të sistemit gjyqësor por të dëshmojë pavarësinë në ushtrimin e detyrave të përcaktuara me ligj.

 

Projektligji i votuar sot do të ngritë pashmangshëm llogaridhënien dhe transparencën në sistemin prokurorial, veti këto të domosdoshme e aq të munguara brenda sistemit të drejtësisë. Ky është vetëm fillimi i reformës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM