Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD: Haxhiu ndan certifikatat për kandidatët të cilët kanë dhënë Provimin e Jurisprudencës

Pri 15, 2022

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, ministrja Albulena Haxhiu, ndau certifikatat kandidatëve të cilët kanë arritur suksesshëm të japin Provimin e Jurisprudencës.

Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu uroi kandidatët për suksesin e dëshmuar dhe theksoi se ky është kushti i parë i cili hap rrugën drejt realizimit të synimeve që kanë para vetes secili dhe secila.

Ministrja Haxhiu theksoi se ky është një moment i rëndësishëm për ata por edhe për vendin sepse përmes dijes e ndershmërisë kontribuojnë në zhvillimin dhe përparimin e vendit, si dhe u kërkoi kandidatëve që kudo që orientohen, të jenë në shërbim të vendit dhe qytetarëve, të veprojnë vetëm në bazë të përgjegjësive dhe ligjit.

Gjithashtu, Ministrja falenderoi anëtarët e Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës për kontributin që kanë dhënë në këtë proces si dhe zyrtarët e Ministrisë për mbështetjen e dhënë Komisionit. Pas fjalës së saj, ministrja Haxhiu ndau certifikatat për të gjithë kandidatët veç e veç, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM