Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS organizon mbrëmje përkujtimore për nder të 2 vjetorit të vdekjes së këngëtares Violeta Rexhepagiqi

Pri 16, 2022

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Defy Them kanë organizuar një mbrëmje përkujtimore për nder të 2 vjetorit të vdekjes së këngëtares dhe gazetares Violeta Rexhepagiqi.

Në kuadër të kësaj mbrëmje janë interpretuar këngë të Violeta Rexhepagiqit të realizuara nga këngëtarja Diana Toska.

Për të dokumentuar dhe ruajtur veprimtarinë e ikonave të kulturës shqiptare që janë shuar ndër vite, Ministria e Kulturës po punon në themelimin e Institutit Kulturor të Kosovës, qendër e dokumentimit kulturor që rrëfen trashëgiminë kulturore që ata kanë lënë pas, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

Mbrëmë në dy vjetorin e vdekjes kujtuam këngëtaren dhe gazetaren Violeta Rexhepagiqi. Një artiste e guximshme që me talentin e saj theu të gjitha paragjykimet e shoqërisë dhe krijoi art revolucionar. Një grua që i dha shumë shoqërisë dhe kulturës, personalitet që do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë.

 

Të pranishëm në këtë ngjarje të organizuar nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Defy Them ishin Ministri Hajrulla Çeku, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, producentja Linda Shala e pjesëtarë të tjerë të komunitetit artistik.

 

Në kuadër të kësaj mbrëmje janë interpretuar këngë të Violeta Rexhepagiqit të realizuara nga këngëtarja Diana Toska.

 

Për të dokumentuar dhe ruajtur veprimtarinë e ikonave të kulturës shqiptare që janë shuar ndër vite, Ministria e Kulturës po punon në themelimin e Institutit Kulturor të Kosovës, qendër e dokumentimit kulturor që rrëfen trashëgiminë kulturore që ata kanë lënë pas.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM