Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Më shumë qytetarë të rrezikuar për komplikime në zemër pas infeksionit COVID-19 se pas vaksinimit

Pri 18, 2022

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se një studim i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC-SHBA) ka gjetur se rreziku i komplikimeve të zemrës, si miokarditi (inflamacion i muskujve të zemrës), ishte më i lartë pas marrjes së infeksionit COVID-19 se sa pas marrjes së një ose më shumë dozave të vaksinave mRNA COVID-19 (Pfizer-BioNTech ose Moderna), tek të dy gjinitë (meshkuj dhe femra) dhe te të gjitha moshat.

Studimi ka gjetur se të rinjtë e moshës 12-17 vjeçe ishin 2-6 herë më shumë të rrezikuar për komplikime në zemër pas infeksionit me Covid -19 se sa pas vaksinimit, kurse personat e moshës 18-29 vjeç ishin 7-8 herë më të rrezikuar ngav komplikimet në zemër pas infeksionit me COVID-19, se sa pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19.

Vaksinat ndihmojnë në mbrojtjen kundër COVID-19 dhe komplikimeve.

Në Kosovë, të gjithë personat e moshës 12 vjeç e lart duhet të vaksinohen kundër COVID-19 dhe të kujdesen që ta kompletojnë vaksinimin, sepse me kalimin e kohës bie imuniteti i fituar nga dozat paraprake të vaksinimit, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM