Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Szunyog: Vendosje e ligjshmërisë nga Qeveria nëpërmjet harmonizimit të akteve juridike

Pri 20, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog dhe Ambasadorin e OSBE-së në Republikën e Kosovës, Michael Davenport.

Gjatë takimit u diskutua për vendosjen e ligjshmërisë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet harmonizimit të akteve juridike me legjislacionin primar.

Ligjshmëria është bazament dhe parakusht i çdo veprimi e rrjedhimisht, parim i qeverisjes së mirë, me të cilin parim udhëhiqet Qeveria.

U theksua se me qëllim të kthimit të ligjshmërisë dhe përmirësimit të sundimit të ligjit institucionet përgjegjëse kanë zhvilluar procese e kanë marrë vendime, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM