Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se aftësia e trupit për të luftuar COVID-19 mund të ulet me kalimin e kohës pas vaksinimit. Kur kjo ndodh, një dozë përforcuese mund të ndihmojë trupin tuaj të rindërtojë imunitetin që e ka humbur.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rekomandohen të gjithë personat e moshës 12 vjeç e lart që të marrin një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 pasi të kenë përfunduar serinë e tyre parësore të vaksinimit (marrjen e dozës së parë dhe të dytë të vaksinës kundër COVID-19).
Komiteti për imunizim kundër COVID-19 në Kosovë ka lejuar dhe rekomanduar prej kohësh të gjithë personat e moshës mbi 18 vjeç që ta marrin dozën e tretë/ përforcuese të vaksinës kundër COVID-19, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.