Build Skills with our trainings

Sign up now!

Përfundon sezoni ngrohës 2021/2022

Pri 22, 2022

Pasi që, tashmë, temperaturat e ajrit janë ngritur dhe duke u bazuar në parashikimet meteorologjike për një ngritje të mëtutjeshme të temperatuarve ditëve në vazhdim, NP “Termokos” SH.A. në koordinim të plotë me Komunën e Prishtinës dhe KEK-un, ka marrë vendim, që të ndërpes nesër furnizimin me ngrohje.

Ky është sezoni i gjashtë ngrohës, gjatë të cilit për shkak të rënies së temperaturave të ajrit, NP “Termokos” SH.A. ka vazhduar furnizimin me ngrohje edhe jashtë afatit të zakonshëm ligjor, duke përmbushur kështu nevojën dhe kërkesën e konsumatorëve tanë për ngrohje.

Me një trend pozitiv të zhvillimit dhe progresit të vazhdueshëm NP “Termokos” e përmbyllë edhe sezonin ngrohës 2021/2022 me një varg suksesesesh të shënuara, si në rritjen e prodhimit të energjisë termike, shpërndarjen e energjisë tek konsumatorët, rritjen e numrit të konsumatorëve, faturimin dhe inkasimin.

Suksesi i arritur gjatë këtij sezoni ngrohës i atribuohet angazhimit të pakursyer të secilit punëtorë të ndërmarrjes si dhe kontributit të konsumatorëve tanë, që nëpërmes pagesës me rregull të faturave të ngrohjes na kanë mundësuar, që të realizojmë me sukses misionin tonë si dhe të vazhdojmë me realizimin e projekteve tjera, në funksion të ngritjes së cilësisë dhe modernizimit të shërbimeve tona, thuhet në komunikatën për media e NP Termokos.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM