Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston personin e dyshuar që goditi këmbësoren në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Pri 25, 2022

Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, ka identifikuar personin dhe automjetin që ka qenë i përfshirë në aksidentin e ndodhur dje në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku është lënduar rëndë një këmbësore.

Fillimisht nga hetuesit është përcjellje automjeti i dyshuar, derisa ka arritë në një autoservis në Çagllavicë.

Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve ai që ka mundësuar arrestimin e personit të dyshuar si dhe konfiskimin e automjetit të tipit Opel Corsa i cili ishte i dëmtuar.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, rasti do të përcillet në koordinim me prokurorin e shtetit, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM