Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se edhe këtë vit janë në procesin e përgatitjeve për vitin akademik 2022/23 respektivisht për konkursin e kadetëve të gjeneratës 2022/26 të Akademisë së Mbrojtjes -Qendra e Studimeve Universitare “Wesley Clark” në Prishtinë.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se të gjithë nxënësit dhe studentët që dëshirojnë të jenë kadetë të Akademisë të Mbrojtjes dhe më pas oficerë karriere të Forcave, të vijnë në Panairin e Edukimit, ku mund të marrin informata të sakta nga personeli përgjegjës i kësaj qendre, pra, të gjithë të rinjët e moshave 18-21, si dhe ata që dëshirojnë të dijnë më shumë për shkollimin dhe mundësitë për një karrierë ushtarake, vizitoni më 5 dhe 6 maj në Sallën 1 Tetori në Prishtinë.
Si çdo vit, jemi në procesin e përgatitjeve për vitin akademik 2022/23, respektivisht për konkursin e kadetëve të gjeneratës 2022/26 të Akademisë së Mbrojtjes -Qendra e Studimeve Universitare “Wesley Clark” në Prishtinë.
Prandaj, të gjithë të nxënësit dhe studentët që e kanë ëndërr të jenë kadetë të Akademisë sonë të Mbrojtjes, dhe më pas oficerë karriere të Forcave tona, ju ftojmë në Panairin e Edukimit, ku mund të merrni informata të sakta nga personeli përgjegjës i kësaj qendre.
Pra, të gjithë të rinjët e moshave 18-21, si dhe ata që dëshirojnë të dijnë më shumë për shkollimin dhe mundësitë për një karrierë ushtarake, ejani na vizitoni më 5 dhe 6 maj në Sallën 1 Tetori,në Prishtinë.
Misioni i Qendrës për Studime Universitare është që të arsimojë, edukojë, trajnojë dhe inspirojë kadetët e saj që të bëhen oficerë që udhëheqin me shembull dhe që qëllim kryesor kanë shërbimin ndaj atdheut.