Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka mirëpritur sot një delegacion amerikan të udhëhequr nga Dr. Karen Donfried, Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.
Presidentja Osmani ka thënë se me Dr. Donfried dhe delegacionin amerikan diskutuan zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, përfshirë bashkërendimin e vendimeve tona me aleatët tanë strategjik, thuhet në faqen zyrtare të Zyrës së Presidentes.
Kënaqësi ta mirëpres delegacionin amerikan të udhëhequr nga Dr. Karen Donfried, Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.
Me Dr. Donfried dhe delegacionin amerikan diskutuam zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, përfshirë bashkërendimin e vendimeve tona me aleatët tanë strategjik.