Me ftesë të familjes Albright, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti kanë udhëtuar në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në varrimin e mikes së madhe të Kosovës, ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright.
Gjatë qëndrimit në Washington ata do të realizojnë edhe takime të tjera, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.