Build Skills with our trainings

Sign up now!

PSD: Secili moment që kalon me Martin Berishajn në detyrë, kemi të bëjmë me shpërlarje parash

Pri 27, 2022

Partia Social Demokrate sot ka zhvilluar një aksion, ku para Qeverisë kanë dërguar tri lavatriçe të mbushura me para që simbolizojnë pastrimin e parave.

Ky aksion është mbajtur për qëllim të raportimit se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është përfshi në skandal financiar në Slloveni.

PSD thotë se secili moment që kalon me Martin Berishajn në detyrë kemi të drejtë të besojmë se këtu kemi të bëjmë me piramidë institucionale dhe shpërlarje parash, thuhet në faqen zyrtare të PSD-së.

 

 

Po bëhet 1 javë nga skandali korruptiv i ambasadorit të Kosovës në Kroaci. Secilën ditë mësuam nga një fakt shtesë. Të gjithë flasin, të gjithë pyesin, institucionet heshtin.

 

Berishaj ka hapur kompani në Mal të Zi me veten e tij punëtor, dhe hopa 600 mijë euro tërheqje. Paratë në dorë, të gjitha në strajcë. Prejardhja Beogradi. Atje nuk bëhet dot shitblerje energjie pa rënë në rrjetën monopol të kompanive që kontrollojnë gjithë tregun energjetik: EFT dhe Rudknap. Këto kompani lidhen me emrat Hamoviç, Fazlliq e Stanishiq. Afera na drejton kah mafia ballkanike e energjisë.

 

Martin Berishaj, profesori universitar i filozofisë nga shkolla “tregti e rrymës”, paska bërë edhe evazion fiskal në Mal të Zi. Raportet tregojnë se xhirollogaritë e tij në Mal të Zi janë ngrirë;

 

Mësuam pastaj se super Martin Berishaj i paska 4 nënshtetësi: kosovare, shqiptare, sllovene dhe malazeze; mësuam se Super Martini është edhe profesor, edhe ambasador, e paramendo edhe sekser i rrymës; morrëm vesh që profesori sekser i paska fshehur kompanitë nga AKK. Vetëm kaq mjafton për t’u thirrur në përgjegjësi sepse kjo në Kosovë është vepër penale.

 

Dje u bë e ditur se bashkë me profesorin e filozofisë të specializuar për tregti të rrymës, në Slloveni për këtë qëllim paskan qenë edhe udhëheqësit e KEK-ut. Kjo na tregon se afera është institucionale, se këtu ka piramidë. Mos harroni, Nagip Krasniqi është kryeshefi i KEK-ut i caktuar nga Qeveria Kurti.

 

Secili moment që kalon me Martin Berishajn në detyrë kemi të drejtë të besojmë se këtu kemi të bëjmë me piramidë institucionale dhe shpërlarje parash.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM