Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se është hapur thirrja publike për blerje të veprave të artit vizual dhe audiovizual për pasurimin e Fondit Shtetëror të Artit.
Me anë të kësaj thirrje, Ministria e Kulturës synon:
Të mbledhë, ruaj dhe mirëmbajë veprat e artit që janë krijuar nga artistë vendor
Të pasuroj Fondin Shtetëror të Artit
Të inicojë tregun e shitblerjes së artit në Kosovë
Promovimin vendor dhe ndërkombëtar të veprave të artit përmes zhvillimit të diplomacisë publike
Afati i fundit për aplikim është 06.06.2022, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.
Bashkangjitur gjeni linkun e thirrjes dhe të formularëve:
https://www.mkrs-ks.org/…/Thirrja_publike_per_blerjen_e…
https://www.mkrs-ks.org/…/Formularet_per_blerjen_e…