Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca- Mizutani: Bashkëpunim në fusha me interes reciprok mes Kosovës dhe Japonisë

Kor 5, 2022

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani, me të cilin biseduan për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me Japoninë, zhvillimet politike në rajon dhe për agresionin e Rusisë në Ukrainë.

Me këtë rast, kryetari Konjufca e falënderoi ambasadorin Mizutani dhe shtetin e Japonisë për përkrahjen e vazhdueshme që ky vend mik i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Republikës së Kosovës në aspektin e zhvillimit të brendshëm ekonomik dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, duke shtuar se partneriteti strategjik dhe bashkëpunimi mes shteteve tona po shënon gjithnjë e më shumë ngritje.

Kreu i Kuvendit dhe ambasadori Mizutani i vlerësuan shumë të mira marrëdhëniet dypalëshe dhe shprehën vullnetin për avancimin e mëtutjeshëm të këtyre marrëdhënieve, me theks të veçantë në dinamizmin e bashkëpunimit në fusha me interes reciprok, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM