Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani falënderon ambasadorin Mizutani për mbështetjen e deritashme japoneze ndaj Kosovës

Kor 6, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu priti në takim ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani.

Presidentja e ka falënderuar ambasadorin Mizutani për mbështetjen e deritashme japoneze ndaj Kosovës, përfshirë rritjen e numrit të bursave për studentët kosovarë nga qeveria japoneze, si rezultat i diskutimeve gjatë vizitës së Presidentes në Tokio vitin e kaluar.

“Kosova dhe Japonia ndajnë vlerat dhe parimet e njëjta në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe çështjet botërore, prandaj presim bashkëpunim edhe më të gjerë edhe ne sfera të tjera”, potencoi Presidentja Osmani.

Ambasadori Mizutani vlerësoi qëndrimin e institucioneve të Republikës së Kosovës karshi luftës së paprovokuar të Rusisë në Ukrainë me sanksione kundër Rusisë, si dhe qëndrimin stoik me popullin ukrainas, duke thënë se demokracitë duhet të qëndrojnë të bashkuara.

Në vazhdën e mbështetjes japoneze, organizata japoneze JICA, i ka dhuruar komunave të Kosovës një donacion me kamionë të mbeturinave, teksa Japonia nëpërmjet kësaj organizate vazhdon të implementojë dhjetëra projekte në fushën e arsimit dhe mjedisit.

Presidentja Osmani ka kërkuar vazhdimin e përkrahjes nga Japonia për  procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, thuhet në faqen zyrtare të Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM