Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti – Harris: Thellim i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit

Kor 6, 2022

Në margjina të pjesëmarrjes në Tryezën vjetore të 26-të të organizuar nga prestigjiozja britanike “The Economist”, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi David Harris, drejtor Ekzekutiv i Komitetit Amerikan-Hebraik (American Jewish Committee – AJC).

Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet në vendin tonë, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit.

Drejtori Ekzekutiv i Komitetit Amerikan-Hebraik e ftoi kyeministrin Kurti për vizitë në Izrael.

Duke folur për situatën gjeopolitike në rajonin tonë, u theksuan përpjekjet e Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrim në Bashkimin Evropian.

U diskutua edhe për zhvillimet rajonale e globale pas invazionit dhe agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe ndikimin e pasojat në ekonomi, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM