Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti takon gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë

Qer 20, 2022

Në Ditën Botërore të Refugjatëve, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë.

Të detyruar të largohen nga Ukraina pas invazionit rus, Lyudmila Makey, Daria Meshcheriakova, Lyudmila Mekh dhe Serhi Shevchenko tani banojnë në Prishtinë, në kuadër të programit Gazetarët në Rezidencë Kosova. Ata shprehën mirënjohje për mikpritjen dhe mundësinë për të vazhduar profesionin e gazetarisë nga vendi ynë.

Kryeministri Kurti ritheksoi solidaritetin me popullin ukrainas dhe luftën çlirimtare kundër agresionit ushtarak të Federatës Ruse dhe invazionit në Ukrainë. Ai potencoi  përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të kontribuar për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë globale.

Në takimin e përbashkët me Flutura Kusari nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) dhe Xhemajl Rexha e Getoarbë Mulliqi nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, u fol edhe për mbarëvajtjen e programit Gazetarët në Rezidencë Kosova (Journalists-in-Residence Kosova). Ky program realizohet në sajë të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF), Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës .

Programi i financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës mbulon kostot e jetesës, pagat dhe zyrat për një periudhë deri në gjashtë muaj, për t’u mundësuar gazetarëve ukrainas të punojnë nga distanca, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM