Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ministrja Haxhiu kërkon nga kryetari i Gjilanit, Hyseni të angazhohen të ketë fushata kundër dhunës në familje

Kor 25, 2022

Në takimin e parë zyrtar të ministres Albulena Haxhiu me kryetarin Alban Hyseni, u diskutua për çështjet kryesore të cilat janë shqetësim i qytetarëve të Komunës së Gjilanit, veprimet që po i ndërmerr Komuna për qytetarët e saj, zbatimin e ligjeve dhe nxitja e bashkëpunimit për politika sa më efektive sociale veçanërisht për viktimat e dhunës në familje dhe ri-integrimin e tyre në shoqëri.

Për kryetarin Hyseni, Qendra e Strehimoreve mbetet prioritet i Komunës dhe njëherit edhe sfidë ngase pavarësisht buxhetit që ndan Komuna në baza mujore në mbështetje të tyre, kërkesat nga këto qendra janë shumë më të mëdha.

Ministrja Haxhiu theksoi rëndësinë që ka mbështetja e strehimoreve dhe gruas në veçanti, derisa kërkoi nga kryetari Hyseni që të shqyrton mundësinë që gruaja në këtë Komunë të jetë sa më e përfshirë në institucione të nivelit lokal me qëllim të fuqizimit dhe të përfaqësimit të saj në Komunën e Gjilanit.

Ministrja Haxhiu tha se mbetet e përkushtuar që të thellon bashkëpunimin me qëllim të bashkimit të zërave kundër dhunës në familje si dhe çështje që mund t’i prekin qytetarët e Gjilanit dhe komunave të tjera në Kosove.

Ajo kërkoi nga kryetari Hyseni që të angazhohen që të ketë sa më shumë fushata kundër dhunës në familje me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve dhe njëherit të luaj rolin e saj aktiv edhe Policia dhe Prokuroria e Gjilanit.

Sa i përket çështjeve të tjera, me theks të veçantë punën e noterëve dhe përmbaruesve privat në Gjilan, ministrja Haxhiu kërkoi nga kryetari Hyseni që të njoftohet nëse ka ankesa nga qytetarët e komunës sa i përket punës së tyre në mënyrë që ato të trajtohen nga komisionet përkatëse disiplinore.

Haxhiu tha se mbetemi të vendosur të vazhdojmë me konsolidimin e rezultateve të reformës në drejtësisë si detyrim ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe perspektivës evropiane të vendit.

Ajo ritheksoi përkushtimin që ka Ministria e Drejtësisë në ofrimin e mbështetjes dhe koordinimit të aktiviteteve me institucionet e vendit në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës.

Kryetari Hyseni falënderoi ministren Haxhiu dhe shtoi se mbeten të përkushtuar në bashkëpunimin e ofruar nga ministrja Haxhiu, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM