Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot, bashkë me drejtorin e Inspeksionit, Florian Dushi, kanë vizituar Tregun e Gjelbër.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se është ndërmarrë aksioni për lirimin e hapësirave përreth, si dhe pastrimin e tyre nga mbeturinat e grumbulluara.
“Veç duke punu bashkë mund ta transformojmë këtë pjesë të anashkaluar të Prishtinës, andaj falënderojmë të gjithë shitësit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin që treguan”, ka thënë kryetari i Prishtinës, Rama.