Manifesta 14, Bienalja Evropiane Nomade bën të ditur se gjatë ditëve të fundit, Prishtina ishte e gjallë me shfaqje, biseda, punëtori, ngjarje e shumë të tjera.
“Faleminderit të gjithëve që u bashkuat me ne, nga vizitorët ndërkombëtarë te banorët vendas, dhe mirëseardhje për ata që ende nuk kanë vizituar.
Për 98 ditët e ardhshme mund të vizitohen ndërhyrjet, ekspozitat dhe ambientet nga ora 10:.00 -20:00, janë të hapur çdo ditë përveç të hënave, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14, Bienalja Evropiane Nomade.
© Manifesta 14 Prishtinë | Fotot nga Atdhe Mulla dhe Esad Duraki