Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama së bashku me zëvendës shefin e Misionit të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, Jr, ishin prezent në ceremoninë e nënshkrimit të donacionit nga Shefi i Bashkëpunimit të Mbrojtjes së ShBA-ve në Kosovë, Major Ryan Conley, dhe zëvendës komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi.
Rama në postimin e tij në Facebook ka falënderuar Komandën Ushtarake të ShBA-ve për mbështetjen me këtë donacion për Kosovën.
Uroj që këto pajisje të shërbejnë në fuqizimin dhe ngritjen e kualitetit të shërbimeve për sigurinë e qytetarëve të Prishtinës, në raste emergjente e të fatkeqësive.
Falënderoj Komandën Ushtarake të ShBA-ve për Kosovën, të cilët nëpërmjet programit për Ndihmë Humanitare, në koordinim me Zyrën për Bashkëpunim në Mbrojtje, kanë mbështetë këtë donacion.