Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar si ngjarje të rëndësishme diskutimin me të gjithë akterët e sundimit të ligjit dhe se theksoi faktin se nga Raporti 6 mujor për zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, Ministria e Drejtësisë, ka numrin më të madh të këtyre aktiviteteve, gjithsej 148 në Planin e Veprimit.
“Në Programin e Qeverisë tonë dhe me miratimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit vitin e kaluar, ne kemi theksuar në mënyrë të qartë vizionin tonë, e ai është ‘kthimi i besimit të qytetarëve në drejtësi’, andaj jam e entuziazmuar që pas një pune dhe koordinimi nga të gjitha institucionet, në nivelin që ka qenë i mundshëm dhe me kapacitetet të cilat hasin ndonjëherë në limite të caktuara, ky synim ka filluar të prodhoj rezultatet e para” tha ministrja Haxhiu në fjalën e saj.
Duke qenë e vetëdijshme për këtë, ministrja Haxhiu tha se ajo së bashku me kabinetin e saj dhe stafin profesional të Ministrisë kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë çdo ditë për të zbatuar këtë Strategji me përkushtimin më të madh.
Ministrja falënderoi partnerët ndërkombëtarë të cilët qëndrojnë gjithmonë afër Ministrisë dhe institucioneve tjera për të zbatuar këto aktivitete.
“Bashkëpunimi juaj është kyҫ që Strategjia të ketë sukses, por natyrisht ky bashkëpunim duhet të rritet edhe të koordinohet edhe më mirë, ashtu që të prodhojmë rezultatet e dëshiruara, ngase besoj të gjithë e kemi të njëjtin qëllim”, u shpreh ministrja Haxhiu, duke vlerësuar lart edhe rolin dhe kontributin e organizatave të shoqërisë civile.
Për progresin e shënuar, edhe sipas këtij Raporti, tregohet që janë hartuar politika të akteve ligjore dhe nënligjore, në kuadër të reformës. Po ashtu, janë miratuar një sërë Koncept-dokumente dhe Ligje në fushën kundër korrupsionit, duke përfshirë edhe miratimin e ligjeve tejet esenciale të miratuara nga Kuvendi në muajin Korrik, siç është Ligji për KPK, Ligji për SHKK dhe SHSK, Ekzekutimin i Sanksioneve Penale, etj, thuhet ë komunikatën për media e MD-së.