Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Publikohet lista paraprake e përfituesve nga thirrja për projekt-propozimet kulturore 2022

Gus 4, 2022

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) është përgjegjëse në raport me përgjegjësitë e saj ligjore që rrjedhin nga parimet e parashikuara në Ligjin Nr.05/L – 031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, veçanërisht obligimin e saj si autoritet publik që palëve t’u mundësojë qasje të lehtë për të mbështetur një aplikim me dokumentacionin mbështetës sikurse e kërkon struktura e kritereve në thirrjen publike.

Megjithatë, nga vlerësimet e brendshme të të gjithë procesit, kemi konstatuar se digjitalizimi i procedurës së aplikimit në këtë thirrje publike, është përcjellë me vështirësi objektive me potencial të zhvlerësimit procedural të aplikimeve jashtë përgjegjësisë së palëve.

Rrjedhimisht, MKRS, duke i zbatuar detyrimet e saj ligjore për qasje transparente dhe të papenguar në procedura administrative, përkatësisht, obligimin që pala të mos pësojë nga pengesat teknike dhe teknologjike gjatë ofrimit të dokumentacionit që e posedon pala dhe të kërkuar me thirrjen publike, do të sigurojë që në procedurën e mjeteve juridike (ankesat e palëve) të shqyrtojë dhe vendosë mbi rastet potenciale që refuzimi i tyre ka ardhur si rezultat i këtyre rrethanave.

Në mënyrë që ankesa të përmbushë kushtet procedurale për shqyrtim të mëtejmë të tyre, gjegjësisht, ankesave mbi refuzimet e aplikimeve për mungesa të dokumentacionit të kërkuar, pala duhet të përmbushë kumulativisht kushtet si në vijim:

  1. Të parashtrojë ankesë në afatin e përcaktuar sipas rregulloreve në fuqi,
  2. Të nënvizojë pretendimet ankimore se posedon (nëse po) dokumentacionin përkatës lidhur me kriteret e thirrjes,
  3. Të ofrojë të gjithë dokumentacionin faktik sikurse është kërkuar në thirrje,
  4. Të argumentojë në ankesë se gjatë aplikimit online, ngarkimi i dokumentacionit është penguar nga faktorë teknik/teknologjik,

MKRS mbetet e përkushtuar për të vijuar punën në sigurimin e transparencës së plotë gjatë shpërndarjes së granteve dhe subvencioneve në aktivitetet dhe iniciativat kulturore e artistike, përmes investimeve të vazhdueshme në përmirësimin e infrastrukturës teknologjike që mundëson aplikim, shqyrtim dhe vendosje meritore në njërën anë e po ashtu mundësi të papenguar për palët që aplikimet e tyre t’i mbështesin me dokumentacionin relevant që kërkohet me thirrjet publike, nëse të njëjtat i posedojnë.

Në këtë drejtim, do të bashkëpunojmë ngushtë me komunitetin për të adresuar të gjitha komentet dhe vërejtjet e tyre në thirrjet e radhës që do të shpallen në ditët në vijim, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

Ankesat dhe materialet mbështetëse te ankesës, dorëzohen edhe ne e –mailin zyrtar: ankesa.mkrs@rks-gov.net, deri më datën 10.08.2022

https://bit.ly/3BO4O4W

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM