Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Fillon edicioni i 21- të i “DokuFest”

Gus 6, 2022

Ministria e Kulturës bën të ditur se përgjatë nëntë ditëve të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtë “DokuFest”, Prizreni shndërrohet në destinacion për filmdashës, regjisorë e vizitorë të shumtë nga vende të ndryshme. Shfaqja e filmave në kinematë e hapura të qytetit ofron një eksperiencë fantastike, shumë të veçantë.

Hapja zyrtare e festivalit u bë mbrëmë në Kino Lumbardhi, ku u shfaq filmi “Fire of Love” ndërsa tema e këtij edicioni është “Si të mbijetojmë?” (How to Survive?), e cila vjen në formë të pyetjeve dhe synon t’u jap përgjigje shumë pyetjeve ekzistenciale.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin zëvendëskryeminsitrja e Republikës së Kosovës, Donika Gervalla, zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani, drejtori artistik i festivalit “DokuFest”, Veton Nurkollari, deputeti, Haxhi Avdyli, ish Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, Ambasadorë, regjisorë e artdashës.

Në edicionin e 21-të, “DokuFest” ofron një program të pasur me më shumë se 250 filma, punëtori, diskutime e mbrëmje muzikore. Në kinemanë “Lumbardhi” do të shfaqen 108 filma garues nga 58 shtete në këto kategori: “Balkan Dox”, “International Feature Dox”, “International Short Dox”, “International Shorts”, “Human Rights Dox”, “Green Dox”, “Truth Dox” dhe “National”. Filmat garues do të vlerësohen nga një juri e veçantë profesionale për secilën kategori.

“DokuFest”do të mbahet deri më 13 gusht 2022.

Përgjatë nëntë ditëve të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtë “DokuFest”, Prizreni shndërrohet në destinacion për filmdashës, regjisorë e vizitorë të shumtë nga vende të ndryshme. Shfaqja e filmave në kinematë e hapura të qytetit ofron një eksperiencë fantastike, shumë të veçantë.

Hapja zyrtare e festivalit u bë mbrëmë në Kino Lumbardhi, ku u shfaq filmi “Fire of Love” ndërsa tema e këtij edicioni është “Si të mbijetojmë?” (How to Survive?), e cila vjen në formë të pyetjeve dhe synon t’u jap përgjigje shumë pyetjeve ekzistenciale.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin zëvendëskryeminsitrja e Republikës së Kosovës, Donika Gervalla, zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani, drejtori artistik i festivalit “DokuFest”, Veton Nurkollari, deputeti, Haxhi Avdyli, ish Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, Ambasadorë, regjisorë e artdashës.

Në edicionin e 21-të, “DokuFest” ofron një program të pasur me më shumë se 250 filma, punëtori, diskutime e mbrëmje muzikore. Në kinemanë “Lumbardhi” do të shfaqen 108 filma garues nga 58 shtete në këto kategori: “Balkan Dox”, “International Feature Dox”, “International Short Dox”, “International Shorts”, “Human Rights Dox”, “Green Dox”, “Truth Dox” dhe “National”. Filmat garues do të vlerësohen nga një juri e veçantë profesionale për secilën kategori.

“DokuFest”do të mbahet deri më 13 gusht 2022, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM