Në Mitrovicë njësitet e antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një automjet transportues i cili pas ndalimit u kontrollua dhe iu gjetën mallra të kontrabanduara.
Automjeti ishte duke transportuar vaj ushqimor me origjinë nga Serbia në sasi prej 750 litrave.
Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar derisa ka filuar procedura e kundërvajes doganore, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.




