Manifesta 14 njofton se Roni Horn është artiste vizuale dhe shkrimtare, puna e së cilës gjendet në katin e pestë të hotelit Grand, nën titullin – mbi ujin – si pjesë e ekspozitës tematike “Grand Scheme of Things”.
Në “Saying Water”, një performancë e fjalës së folur, artistja lexon prej shkrimeve të saj mbi cilësitë psikologjike, filozofike dhe lirike të ujit. Për Horn, të flasësh për ujin është si të flasësh për veten.
Ajo e konsideron atë si sfond dhe agjent, si skenë e si personazh, material transparent, reflektues që varet plotësisht nga fqinjët dhe lagjja e vet, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14.
Saying Water, 2012, © Roni Horn. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Atdhe Mulla
#manifesta #manifesta14 #manifesta14prishtina






