Policia ka bërë të ditur se gjatë zhvillimit të Festivalit Sunny Hill, i cili po mbahet në parkun e Gërmisë, te bina ku përformojnë artistët, është ndaluar personi Sh.K.,(viti i lindjes 1955) i cili pa autorizim kishte hipur në binë.
Zyrtarë policorë që janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit, kanë kërkuar që personi në fjalë të largohej nga aty. Ai nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar dhe me këtë rast është shoqëruar në stacionin policor.
Policia për rastin ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me udhëzim nga i njëjti, i shqiptohet fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






