Build Skills with our trainings

Sign up now!

Fabrika e çimentos Sharrcem preket rëndë nga rritja e kostove të energjisë në botë

Gus 9, 2022

Fabrika për prodhimin e çimentos Sharrcem po i monitoron nga afër trendet dhe zhvillimet në Kosovë, për të ndërmarrë më pas masat e duhura, duke patur parasysh luhatjet e konsiderueshme të tregut që po shkaktohen nga zhvillimet gjeopolitike dhe nga kriza energjetike,

Rritja e shpejtë e kostove në tregun energjetik pasqyrohet në sfida me kostot dhe menaxhimin e rrezikut për sektorët që kanë më shumë nevojë për energji, sikurse është industria e prodhimit të çimentos. Kjo ndikohet më tej nga fakti që fabrika Sharrcem varet nga furnizimi me energji dhe niveli i përballueshmërisë së kostove nga tregu i hapur energjetik ndërkombëtar. Kjo rritje e paprecedentë e kostove mund të zbutet vetëm minimalisht me anë të përpjekjeve që po bën fabrika Sharrcem për të rritur efikasitetin dhe për të zvogëluar konsumin.

Fabrika për prodhimin e çimentos Sharrcem po përballet me këto sfida duke ndjekur politikë dinamike të çmimeve që të vazhdojë t’u shërbejë klientëve të vet, t’i vazhdojë operacionet dhe ta mbajë stafin në punë, duke i shtyrë përpara zotimet e veta në fushën e përgjegjësisë sociale korporative, pavarësisht klimës së pafavorshme aktuale të biznesit. Veç kësaj, fabrika Sharrcem mbetet e përkushtuar ndaj agjendës së vet të dekarbonizimit për të sjellë ndikim pozitiv tek komunitetet të cilave u shërben dhe në mjedisin ku vepron, thuhet në komunikatën për media e Sharrcem.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM