Build Skills with our trainings

Sign up now!

LVV: Tenderi 12 milionësh i Komunës së Prishtinës, kulmim i keqqeverisjes për këta 8 muaj

Gus 11, 2022

Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! sot mbajti konferencë për media në lidhje me tenderin 12 milionësh të Komunës së Prishtinës për konsulencë, si kulmim i keqqeverisjes për këta 8 muaj.

Asamblisja nga Partia “Guxo”, Triera Kasumi-Berisha, duke folur për projektin 12 milionësh për konsulencë tha se ky projekt Prishtinës i kushton sa 13% e buxhetit të përgjithshëm vjetor. Shumë kjo fiks sa është granti i qeverisë për kryeqytetin, pra 12 milionë e cila përkthyer në muaj i bie më shume se 300,000.00 euro e që rastisë të jetë fushë e njëjtë profesionale si ajo e kryetarit Rama.

“Ky tender që në fushatë u përmend sipërfaqësisht, ndërsa në Kuvend komunal as që u diskutua, planifikon të krijojë plane rregulluese të cilat veçse janë realizuar ndër vite”, tha Kasumi-Berisha.

Ndërsa, shefi i Grupit të Asamblistëve Gëzim Sveçla, foli për një mori shkeljesh gjatë këtyre muajve dhe për paaftësinë e qeverisjes aktuale të kryetarit Rama.

Qentë endacak, mbeturinat, mungesa e ndriçimit publik, shërbime komunale jocilësore janë dukuri me të cilat ballafaqohen çdo ditë qytetarët e Prishtinës. Asnjë premtim i madh, kapital nuk ka filluar. Asnjë rrugë, asnjë platformë, asnjë lidhje e ndërlidhje nga ato që me pompozitet i prezantonte kryetari.

“Kryetari Rama ka filluar të ndjehet rehat në këtë parehati të qytetarëve. Në muajin mars e anulon një plan urbanistik të një lagjeje, ndërsa në korrik e sjellë të njëjtin plan në asamble për ta votuar sërish, pa e ndryshuar as edhe një shkronjë të vetme në të. Rasti tjetër kur bënë përurimin e një shkolle e cila ishte përuruar para 3 viteve dhe ku zhvillohej mësimi i rregullt qysh prej asaj kohe. Apo rasti i fundit kur nënshkruan marrëveshje me MCC e të njëjtën marrëveshje e kishte nënshkruar kryetari paraprak një vit me herët”, tha Sveçla.

Ndërsa në rastin e “Prishtina Parking” duket se kryetarit i ka humbur fuqia për ta menaxhuar. Deri sa kryetari deklaron publikisht se “është stopuar zgjerimi i ndërmarrjes në lagje të tjera të qytetit deri në përfundimin e Rregullores së re”, menaxhmenti vazhdon me punë për zgjerim pa u mërzitur çka thotë kryetari.

Tetë muaj kryetar, 2/3 e viti përfunduan e ne nuk e kemi parë planin e punës për vitin 2022. Nuk e kemi parë sepse nuk ka plan të punës. E nuk ka plan të punës, sepse nuk ka punë. Nuk ka punë, sepse nuk ka vizion.

Problemet po rriten e kryetari nuk po vepron. Heshtja para problemeve dhe injorimi i tyre krijon konsekuenca me dëme afatgjate, pëfundoi Sveçla, thuhet në postimin në Facebook të LVV-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM