Akademia Ushtarake Mbretërore Sandhurst është një nga akademitë më prestigjioze ushtarake ndërkombëtare e cila përgatit oficerë të rinj për ushtrinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë vendeve tjera partnere pjesëmarrëse në procesin e edukimit ushtarak.
Akademia Ushtarake Mbretërore Sandhurst dhe ushtria e Mbretërisë së Bashkuar janë duke e mbështetur me përkushtim zhvillimin dhe ngritjen e mëtejme profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Oficeri Bajram Geci nga Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar detyrën e Instruktorit në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar.
Toger Bajram Geci nga Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar angazhimin në detyrën e Instruktorit në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar. Toger Geci, oficer nga Qendra e Studimeve Universitare/Akademia e Mbrojtjes e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes ka qenë i angazhuar në detyrën e Instuktorit në Sandhurst në kuadër të planit të bashkëpunimit bilateral mes Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.
Angazhimi dhe përkushtimi i Toger Geci ka qenë i jashtëzakonshëm në ndarjen e njohurive dhe përvojës së tij tek oficerët e rinj duke reflektuar vlerat e Republikës së Kosovës, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Toger Geci gjatë kohës së angazhimit të tij në zhvillimin e oficerëve të rinj në Sanhurst është vlerësuar lart nga stafi i akademisë dhe kolegët e tij. Toger Geci është një nga oficerët e shumtë të edukuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të jenë gjithmonë krah miqëve dhe partnerëve strategjik, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.
Qendra për Studime Universitare – Akademia e Mbrojtjes
The Royal Military Academy Sandhurst






