Build Skills with our trainings

Sign up now!

AAK: Liderët shtetëror të punojnë e jo të mbjellin frikë te populli për luftën, dimrin e vështirë energjetik

Gus 23, 2022

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fton liderët shtetëror që të punojnë për qytetarët dhe për shtetin e Kosovës. Ata nuk duhet të mbjellin frikë, traumë e pasiguri te populli, sepse kjo nuk është ajo që kërkohet nga ta.

Temat për luftën, për dimrin e vështirë energjetik, për vjeshtën e rëndë shëndetësore, nuk duhet të ekzistojnë në fjalorin e kryeministrit dhe ndonjërit ministër të kabinetit qeveritar, këta të fundit janë me ofru zgjidhje për secilën temë, thotë AAK në postimin në Facebook.

 

Kujtojmë se mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtar të sigurisë në botë ishin skeptike sa i përket formimit të Ushtrisë së Kosovës, por kryeministri Haradinaj në vend që të fliste për rreziqet, iu përvesh punës për krijimin e ushtrisë, pa zhurmë e gjithnjë në koordinim me ShBA-të.

 

Sot Kosova ka ushtrinë falë punës dhe seriozitetit të kryeministrit Haradinaj.

 

Pra, institucionet e Kosovës, liderët shtetëror duhet të prodhojnë zgjidhje për tema të rëndësishme, jo të anëkohen, jo të bëjnë përpjekje me shpërqëndru vëmendjen prej disa temave në disa tjera.

 

Ushtria e Kosovës bashkë me NATO-n, janë garantuese të paqes në Kosovë dhe në rajon. Sa më shumë që po forcohet dhe bëhet më profesionale FSK, aq më shumë rriten shanset të kemi një paqe më të qëndrueshme.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM