Manifesta 14 njofton se Nusret Salihamixhiqi është një nga artistët modernistë më të shquar të Kosovës. Salihamixhiqi njihet për natyrën evokative të pikurave të tij. Koleksioni i tij i punës shenjohet prej botës së përveçme ekspresive, mbushur me tematika të ndryshme dhe me tendenca e prirje specifike artistike transhendente.
Punimet e tij paraqiten në katin e 9-të të Grand Hotel nën titullin – mbi spekulimin – si pjesë e ekspozitës tematike “Grand Scheme of Things”, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.
Loja [Game], © Estate of Nusret Salihamixhiqi. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Atdhe Mulla, Majlinda Hoxha