Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi dhe Demircan diskutojnë për mbështetjen e Bankës Botërore ndaj projekteve për investime në Kosovë

Gus 30, 2022

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore, Hayrettin Demircan.

Në takim u bisedua mbi sfidat e tanishme, me fokus në inflacionin dhe krizën energjitike të prodhuar nga invazioni rus në Ukrainë, efektet e së cilës janë të prekshme në të gjithë kontinentin evropian, përfshirë dhe Kosovën. Palët diskutuan gjithashtu dhe mbi mundësitë eventuale në shërbim të thellimit të bashkëpunimit dhe rritjes së mbështetjes së Bankës Botërore ndaj projekteve dhe ideve konkrete për investime në Republikën e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Bislimi foli mbi trendin pozitiv të vitit të kaluar, ku vendi ynë shënoi rritje dyshifrore ekonomike, teksa në krahasim me vitin e kaluar dhe ato pararendës, janë rritur të hyrat buxhetore, eksporti, formalizimi i ekonomisë si dhe investimet e huaja.

Demircan theksoi se është i impresionuar nga potenciali i madh zhvillimor i Kosovës dhe mundësitë e investimit në fusha strategjike. Ai u zotua për të vazhduar me bashkëpunimin dhe mbështetjen për agjendën zhvillimore të Kosovës.

Bislimi e falenderoi Demircan për vizitën, bashkëpunimin e ngushtë dhe përkushtimit ndaj sfidave të përbashkëta. Në këtë takim, Demircan ishte i shoqëruar nga këshilltari i drejtorit ekzekutiv, Salih Ercan, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM