Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se me Policinë e Kosovës kanë finalizuar marrëveshjen për sistemin e kamerave në hapësirat publike.
Rama në postimin në Facebook ka thënë se bashkë me Policinë u zotuam se do të koordinojmë aktivitete të përbashkëta për përmirësimin e sigurisë në hapësirat publike të Kryeqytetit.
Tash e sa kohë jemi në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës për hartimin e marrëveshjes për vendosjen e sistemit të kamerave dhe mënyrën e mirëmbajtjes së rrjetit të kamerave në hapësirat publike të Kryeqytetit, marrëveshje e cila u nënshkrua sot.
Bashkë me Policinë e Kosovës u zotuam se do të koordinojmë aktivitete të përbashkëta për përmirësimin e sigurisë në hapësirat publike të Kryeqytetit.






