Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj në Gjermani do të takohet me ministren e Mbrojtjes, Lambrecht

Sht 6, 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me ftesë zyrtare nga autoritetet më të larta të Universitetit të Forcave të Armatosura – Helmut Schimdt, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Republikën e Gjermanisë.

Gjatë kësaj vizite, ministri Mehaj do të realizojë takim me homologen gjermane, ministren e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, takim ky i pari i një ministri të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Bundeswehr.

Gjithashtu gjatë kësaj vizite, Mehaj do të realizojë edhe takimin e radhës së Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës që organizohet nën patronatin e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, në Ramstein.

Vizita e ministrit Mehaj në Gjermani, pas vizitave të ndërsjella në nivel ministrash është me rëndësi shumë të madhe për proceset zhvillimore të vendit në përgjithësi dhe për proceset zhvillimore e integruese të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në veçanti, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM