Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti bën homazhe te vendi i rënies së Enver Zymberit

Sht 7, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqetë me lule në veri, në vendin e rënies në detyrë të pjesëtarit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potokun, në afërsi të fshatit Zubç.

Në shënim të 23-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Kryeministri Kurti kujtoi Enver Zymberin, i rënë në kryerje të detyrës zyrtare dhe në bartje të misionit për shtrirjen e plotë të sovranitetit dhe ligjshmërisë në Republikën e Kosovës.

Kryeministri Kurti dhe Ministri Sveçla vizituan edhe bazën e re të Policisë së Kosovës në Jasenovik në Zubin Potok, si dhe kampin e njësisë speciale Belvedere në Mitrovicë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM