Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur me ceremoni shtetërore presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.
Vizita e Pahorit në Kosovë vjen para mbajtjes së Samitit Bërdo-Brijuni, që do të mbahet në Slloveni.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se në vizitën e tij të fundit në Kosovë, e falënderova presidentin Pahor për angazhimin e tij të përgjatë dekadave të fundit në përafrimin e dy vendeve tona dhe për rolin e tij aktiv në mbështetje të integrimit euroatlantik të Kosovës.
Faleminderit President Pahor për përkushtimin tuaj të palëkundur në forcimin e partneritetit Kosovë-Slloveni!
Në vizitën e tij të fundit në Kosovë në rolin e Presidentit të Sllovenisë, e falënderova Presidentin Borut Pahor për angazhimin e tij të përgjatë dekadave të fundit në përafrimin e dy vendeve tona dhe për rolin e tij aktiv në mbështetje të integrimit euroatlantik të vendit tonë.






