Build Skills with our trainings

Sign up now!

ASK publikon statistikat afatshurtra të tregtisë me pakicë

Sht 9, 2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë” për muajin qershor 2022.

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve.

Në muajin qershor 2022, struktura e qarkullimit ishte: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (33.13%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (30.15%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (17.63%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (12.3%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (4.34%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (0.87%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga dhe shtande (përmes postës ose internetit) (0.7%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (0.68%);  dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.21%).

Ndërkaq, struktura e të punësuarve sipas aktivitetit ekonomik ishte: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (36.82%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (23.83%; Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (22%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (9.74%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (4.3%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (1.25%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (1.23%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.41%) dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (përmes postës ose Internetit) (0.41%), thuhet në faqen zyrtare të ASK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM