Build Skills with our trainings

Sign up now!

Në 10- vjetorin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, Kurti takohet me Pieter Feith

Sht 12, 2022

Në shënim të 10- vjetorit të përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish- Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish -Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Pieter Feith.

Gjatë takimit rikujtuan 10 shtatorin e vitit 2012, kur Grupi Drejtues Ndërkombëtar shpalli përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

Duke e falënderuar për kontributin e tij dhënë për vendin tonë, kryeministri Kurti e falënderoi për prezencën e tij në shënimin e këtij përvjetori.

Kryeministri e njoftoi me të arriturat e gjithmbarshme të Kosovës, sidomos me progresin ekonomik dhe demokratik në vitin e fundit, ku edhe jemi ngritur për 17 vende në Indeksin e Transparency International dhe po aq vende në indeksin e lirisë së mediave, dhe se jemi renditur të parët në Ballkanin Perëndimor për sundimin e ligjit sipas World Justice Project.

Feith e falënderoi Kryeministrin dhe tha se ndjehet i nderuar nga ftesa për të qenë prezent në këtë përvjetor, duke rikujtuar se roli i Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar ka qenë i dobishëm dhe i ka ndihmuar Kosovës në përmbylljen me sukses të mbikëqyrjes së pavarësisë, si dhe në krijimin e bazës kushtetuese për funksionimin normal të shtetit të ri.

Së bashku risollën në kujtesë edhe disa nga aktivitetet gjatë kohës sa Pieter Feith ishte Përfaqësues Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian, të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje, sikurse posteri “Feith No More” e që sipas Feith ishte tregues i padurimit për të mbyllur mbikëqyrjen e pavarësisë.

Kryeministri Kurti dhe Feith theksuan se Kosova është tregim suksesi i një shteti të ri dhe i zhvillimit të një shoqërie demokratike, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM