Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së, kanë filluar trajnimin bazik 308 rekrut të rinj.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se ëta rekrutë, për nëntë javë do të trajnohen për t’u aftësuar dhe rreshtuar më pas si ushtarë profesionist në formacionet ushtarake të FSK-së.
Edhe një sukses yni i radhës!
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së, sot 308 rekrut të rinj filluan trajnimin bazik.
Këta rekrutë, për nëntë javë do të trajnohen për t’u aftësuar dhe rreshtuar më pas si ushtarë profesionist në formacionet ushtarake të FSK-së.
Forca djema dhe vajza tona!
Ju priftë e mbara e suksese në sfidën tuaj!






