Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist vendosin shirita në KPK, kërkojnë shkarkimin e dy prokurorëve

Sht 14, 2022

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist sot hyrjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës e kanë mbyllur me dy shirita të cilët kërkojnë KPK-së shkarkimin e prokurorit Ruhan Salihu dhe kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi.

Tutje, dështimi i Prokurorisë Themelore në Prishtinë për ta trajtuar drejt rastin e të miturës dhe kapjen e kriminelëve, për ne e vë në pikëpyetje të gjithë ekzistencën dhe besueshmërinë e këtij institucioni. Në këtë pikë, trajtimi i rastit të 11 vjeçares duhet t’i hiqet nga kompetenca Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe t’i kalohet Prokurorisë Speciale, pasi që e ajo ka dështuar ta kryejë punën e vetë e që çoi në përdhunimin e dytë të së miturës. E këtu duhet dhënë llogari kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi. Ky i fundit është gjithashtu përgjegjës për lëshimet e një pas njëshme të prokurorëve dhe rrezikimin e më tejshëm të jetës së vajzave dhe grave.

Përdhunimi i 11 vjeçares nga 5 djem e burra muajin e kaluar ka qenë i parandalueshëm. Ai nuk do të ndodhe sikur prokurori i rastit, Ruhan Salihu ta kryente punën e vetë në qershor kur ishte raportuar përdhunimi i së miturës nga 6 persona. Të paktën dy raste të krimeve seksuale janë të njohura, ku Ruhan Salihu ka qenë prokuror dhe ka dështuar ta trajtojë me seriozitetin e duhur. Në rastin e parë, mostrajtimi i raportimit të përdhunimit të 11 vjeçarit ashkali, Kujtim Veseli, ia mori jetën atij në vitin 2019. E në rastin e dytë, e mitura përdhunohet sërish. Me dy raste ku Ruhan Salihu ka dështuar ta kryejë punën e vetë, duke u bërë kështu bashkëfajtor në dhunim dhe vrasje, ai ende vazhdon të punojë i pashqetësuar, duke paraqitur kështu rrezik të mëtejshëm për sigurinë e të gjitha/ëve neve. Fakti që Ruhan Salihu ende është prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës na shqetëson tej mase dhe na bënë të hezitojmë t’i drejtohemi institucioneve publike në Kosovë, thuhet në postimin në Facebook të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.

 

Rasti i 11 vjeçares është veç pak nga përvoja e trajtimit që të mbijetuarat e dhunës e marrin nga institucionet publike, ndër to dhe prokuroria. Andaj, ne nuk mund ta lëmë këtë rast të mbetet veç një shok kolektiv tre ditor dhe asgjë më tepër. Ne nuk mund të qetësohemi deri sa të shohim sanksione, shkarkime dhe përgjegjësi nga Prokuroria dhe institucionet tjera.

 

Andaj, sot ne i shpallëm Prokurorinë dhe KPK-në si zona krimi. Përmes këtyre institucioneve mirëmbahen dhe riprodhohen prokurorë neglizhentë, seksistë e racistë që më pas shndërrohen edhe në bashkëfajtorë të krimeve me bazë gjinore. Gjithashtu, ne e ritheksojmë që ne do të vazhdojmë të protestojmë deri sa:

Këshilli Prokurorial të shkarkojë prokurorin Ruhan Salihu;

 

Këshilli Prokurorial të shkarkojë kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi

 

Këshilli Prokurorial të kërkojë heqjen e lëndës nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe kalimin tek Prokuroria Speciale e Kosovës për hetim të mëtejshëm.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM