Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Stacionin Policor në Pejë, ёshtё paraqitur viktima, i cili deklaron se ka qenë duke qëndruar nё një objekt rreth dy orё nё rrugën “Zahir Pajaziti” nё Pejё, ku më pas viktima ka dalё nga aty dhe pasi ka shkuar nё shtёpi e ka vërejtur se i mungon çanta e krahut, nё tё cilёn, sipas viktimёs, kishte të holla nё shumën prej 20 mijë e 200 euro dhe disa dokumente personale.
Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, me datën 19.09.2022, janё identifikuar dhe janë arrestuar tre persona tё dyshuar, tek tё cilёt janё gjetur dhe janë sekuestruar tё holla nё shumёn prej 18 mijë e 750 euro.
Tё dyshuarit pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit janё ndaluar pёr 48-orё, thuhet nё postimin nё Facebook tё PK-sё.






