Build Skills with our trainings

Sign up now!

Haxhiu- Butel: Marrëveshje mes Kosovës dhe Francës për çështjet penale dhe ekstradim

Sht 19, 2022

Ministrja Haxhiu priti në takim delegacionin francez, shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu priti sot në takim delegacionin francez të kryesuar nga Michel Gabriel dhe ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Ky takim njëherit shënon edhe hapjen e negociatave zyrtare për marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale dhe ekstradim.

Ministrja Haxhiu vlerësoi lart bashkëpunimin në mes të dy republikave në veçanti për sferën juridike duke theksuar se përmirësimi i infrastrukturës ligjore dhe intensifikimi i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështje penale është i një rëndësie të veçantë për ne.

“Konsideroj se bashkëpunimi bilateral me vendet anëtare të Bashkimit Evropian për të luftuar krimin transnacional i cili cenon sigurinë kombëtare të vendeve tona, në veçanti me Republikën e Francës duke qenë edhe bashkëthemeluese e këtij Unioni, është një dëshmi tjetër e angazhimit të palëkundur të Kosovës për anëtarësim në BE dhe luftës kundër krimit të organizuar” theksoi mes tjerash ministrja Haxhiu.

Nga të dy palët u shpreh vullnet i qartë dhe gatishmëri për të negociuar marrëveshjen ndërmjet dy republikave respektive për çështjet penale dhe ekstradim, thuhet në postimin në Facebook të MD-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM