Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj Prindon Sadriu kanë takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.
Presidentja Osmani ka thënë se me SHBA-të kemi miqësi të përhershme dhe partneritet të palëkundur.
“Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të”.
Osmani po qëndron në Nju Jork ku po zhvillon takime me liderë të vendeve të ndryshme, thuhet në faqen zyrtare të Zyrës së Presidentes.