Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është finalizuar dhe publikuar në Platformën e Diskutimeve Publike Udhëzimi Administrativ për Dokumentacionin Shkollor në Arsimin Parauniversitar, i cili përcakton dokumentacionin shkollor, përmbajtjen dhe formën e tyre, plotësimin, ruajtjen, gjuhët dhe përgjegjësitë e përdorimit.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se risitë që sjellë ky dokument i rëndësishëm për punën në shkollë, harmonizon dokumentacionin shkollor sipas Kurrikulës së re, rregullon vlerësimin e nxënësve me ndryshimet që i parasheh UA i ri për vlerësimin e nxënësve, për herë të parë unifikon dokumentacionin e shkollave të muzikës dhe atyre artistike, e zyrtarizon ditarin personal të mësimdhënësit, krijon mundësinë për digjitalizimin e dokumentacionit shkollor.
Harmonizon dokumentacionin shkollor sipas Kurrikulës së re;
Rregullon vlerësimin e nxënësve me ndryshimet që i parasheh UA i ri për vlerësimin e nxënësve;
Për herë të parë unifikon dokumentacionin e shkollave të muzikës dhe atyre artistike;
E zyrtarizon ditarin personal të mësimdhënësit;
Krijon mundësinë për digjitalizimin e dokumentacionit shkollor.
Falënderoj anëtarët e grupit punues për punën e tyre dhe ftoj drejtorët e shkollave, mësuesit dhe zyrtarë të tjerë të arsimit, ta lexojnë këtë Udhëzim dhe të japin komentet e tyre.
Udhëzimi Administrativ është në diskutim publik deri më 11 tetor, andaj ju ftoj t’i adresoni komentet tuaja në linkun më poshtë: